Reperi shqiptar, Dardani i propozon të dashurës gjatë pushimeve të tyre në Dubai

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani, vitin 2021 duket se do ta mbyllë me status të ri.

Teksa ndodhet me pushime në Dubai, ai ka marrë vëmendje me një veprim të bërë në jetë private.

Në një postim të ri të shpërndarë në rrjete sociale, ai tregon se i ka bërë një propozim të dashurës së tij, reperes Hava.

Çifti shfaqen në shkretëtirë teksa kanë marrë një vendim në lidhje me marrëdhënien e tyre duke e çuar në një nivel tjetër.

“Unë thashë PO”, shkruhet në postim.

Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat e tyre, pasi vetëm në Instagram numëron një milion ndjekës.

Dardani dhe Hava ndryshe prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, madje jetojnë bashkë në Gjermani.

Krahas partnerë në jetë, ata janë bashkëpunëtorë edhe në profesionin e tyre – muzikë.


You may also like