Reperët izraelitë bëjnë thirrje për ‘vrasje’ të Dua Lipa, Bella Hadid e Mia Khalifa në këngën e kthyer në ‘himnin e luftës’ (fotot)

by admin
Spread the love

Dy muzikantë të rinj izraelitë bëjnë thirrje për vrasje artisteve të njohura muslimane si këngëtarja Dua Lipa, modelja Bella Hadid dhe aktorja erotike Mia Khalifa në një këngë të kontestuar që po kthehet në himnin e ofensivës së Izraelit në Palestinë.

Në këngën e tyre muzikantët Ness e Stilla kërcënojnë tre emrat e njohur të ekranit që janë shprehur hapur kundër luftës, duke pretenduar se “ushtria izraelite duhet të nisë një stuhi kundër tyre”.

Këngetaret Ness e Stilla kërcejnë në videon e tyre në shkretëtirë duke bërë simbole armësh, teksa dhe titulli i këngës ‘Harbu Darbu’ do të thotë “mejhem”.

Mes vargjeve të tjera, ata këndojnë:

“Stuhia do të bjerë mbi ju dhe çdo qen merr në fund atë që meriton”.

Ata gjithashtu listojnë emrat që supozohet te jenë në listën e ushtrisë për të vrarë ku përmenden disa krerë të Hamas e Hezbollah dhe më pas përmendin ‘Bella Hadid, Dua Lipa, Mia Khalifa.’

“Çdo qen do të marrë atë që meriton dhe ushtria e Izraelit do të bëjë Harbu Darbu në kokën e tyre”, shtohet në tekst.

Arsyeja që Dua Lipa ishte në listën e “vrasjeve” të reperëve, është prej thirrjeve të saj për armëpushim në Gaza.

Në një postim që u lejua vetëm 24 orë në Instagram, këngëtarja shqiptaro-britanike shkruante: “Cdo ditë që kalon zemra ime lëndon për popullin e Palestinës dhe Izraelit. Dhimbje për vuajtjen e paprecedentë në Gaza, ku 2.2 milion shpirtra kalojnë vuajtje të paimagjinueshme. Shpresoj për një armëpushim në Gaza dhe nxis qeveritë të ndalojnë këtë krizë”.

Ndërsa modelja Bella Hadid, e cila është palestineze nga ana e babait, komentonte më herët: “Kam shpresa e ëndrra për palestinezët, dhe asnjë prej tyre nuk përfshin lëndimin e hebrejve”.

“Asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit nuk duhet të jetë viktimë e dhunës”.

Ndërsa Khalifa duke reaguar ndaj këngës shkruante: “Ju i këndoni ushtrisë të më vrasë mua, Bella, e Dua por nuk kërkojnë dot një gjenocid në kulturën e tyre”.

Kënga është mirëpritur nga ushtria izraelite teksa në video shihen ushtarë duke drejtuar tanke me muzikën e saj.


Top Channel

You may also like