Rënia e rublës së Putinit/ Rusët të indinjuar pasi ATM-ve iu mbarojnë paratë, Banka Qendrore përballet me zemërimin e qytetarëve

by admin
Spread the love

Banka e Rusisë ka parë rritje të ankesave me mbi një të tretën pasi ndërhyrjet e saj për të mbështetur ekonominë shkaktojnë kaos për njerëzit e zakonshëm.

Banka Qendrore e Rusisë zbuloi se kishte marrë 94.9 mijë ankesa në tre muajt e parë të vitit, të cilat sipas saj ishin 38.1 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Banka tha se një nga arsyet kryesore për rritjen ka qenë ndikimi i sanksionet dhe pasiguria pas masave emergjente të bankës.

“Një pjesë e konsiderueshme e ankesave është shkaktuar nga nevoja për të sqaruar masat në mbështetje të popullatës dhe bizneseve, procedura e përkohshme e transaksioneve me cash, pezullimi i tregtimit në bursë, funksionimi i kartave të pagesave në kushtet e kufizimeve, e kështu me radhë”, sqarohet në një deklaratë.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, ekonomia e saj u godit nga sanksione të konsiderueshme, duke përfshirë ngrirjen e sasive të mëdha të rezervave valutore të bankës qendrore dhe ndërprerjen e shumë institucioneve të saj financiare nga sistemi SËIFT. Menjëherë pas kësaj, rubla ra në vlerë duke krijuar skena që rusët mbanin radhë në ATM dhe shkëmbime valutore për të tërhequr dhe konvertuar rublat.

Në përpjekje për të reaguar mbi situatën e krijuar, Banka Qendrore u detyrua të ndërmerrte masa urgjente me një rritje të normave të interesit në 20 për qind dhe kufizime në aksesin në valutë të huaj.

Megjithatë, masa të tilla kanë shkaktuar zhgënjim të madh te klientët e bankave, raportojnë mediat britanike.

“Ndër temat më të zakonshme të sanksionuara të apelimeve kundër bankave janë refuzimi për të lëshuar fonde nga një depozitë në valutë të huaj ose nga një llogari bankare, si dhe mungesa e parave të gatshme në ATM”, tha Banka e Rusisë.

Kjo bankë është përballu r edhe me rënien e aksioneve, duke u detyruar kështu të mbyllë bursën, për të parandaluar një Crash të plotë të tregut.

Ajo që pasoi u bë mbyllja më e gjatë e tregut në historinë ruse me tregtimin e pezulluar për gati një muaj përpara se të fillonte rihapja graduale e kufizuar.

“Në sfondin e sanksioneve, numri i apelimeve kundër pjesëmarrësve të tregut të letrave me vlerë u rrit më së shumti (me 7.2 herë). Ato lidhen kryesisht me pezullimin e përkohshëm të tregtimit, si dhe kufizimet në transaksionet me letrat me vlerë të huaja ose instrumentet e lidhura me to”, tha Banka e Rusisë.

Rruga Press

You may also like