Renee i flet për djemtë që i pëlqen, ja si reagon Roberti

by admin
Spread the love

Robert Berisha i ftuar në intervistë nga Roza Lati në “Why Not”, zbuloi shumë të pathëna.

Në mesin e zbulimit të projekteve dhe lidhjes së re me Laureta Macedonci, artisti foli edhe për lidhjen e ngushtë me vajzën e tij, Reene.

Roberti zbuloi se ajo i ka marr humorin babit duke thënë se është mjaft protektiv por jo siç kanë qenë prindërit dikur që nuk flisje dot me ta për asgjë.

Ai shtoi se ka një raport të veçantë derisa zbuloi se Reene i flet për djemtë dhe reagimi i tij është ky.

“Sapo Rene futet në makinë më tregon për djemtë. Atë nuk e dua më, dua këtë tjetrin dhe mua më pëlqen që është kaq e gjallë dhe kaq dreq”, tha këngëtari.

 

 


You may also like