Renditja UEFA: Bayerni mbi të gjithë, Juventusi i vetmi italian në “top 10”

by admin
Spread the love

UEFA ka publikuar sot ndryshimet në renditjen e përgjithshme të klubeve europiane. Kështu, Bayern Munich renditet i pari në këtë renditje, i ndjekur nga Manchester United dhe Liverpool.

Vendi i katërt për Chelsea, ndërsa i pari nga ekipet spanjolle është Real Madridi që renditet i pesti. Vetëm vendi i gjashtë për PSG, që ndiqet nga Barcelona e drejtuar nga Xavi.

Juventusi është ekipi i parë nga italianet në këtë renditje dhe i vetmi në top10. “Zonja e Vjetër” renditet e teta, ndërsa 10 ekipet kryesuese mbyllen nga Manchester United dhe Atletico Madrid.

Roma renditjet në vendin e 12-të, ndërsa vetëm vendi 23 për Interin që ka pas Napolin dhe Atalantën. Lazio sakaq, renditet në vendin e 30, ndërsa Milani që është edhe kryesuesi i Serie A, renditet në vendin e 43. /oversport.tv

You may also like