Rendi botëror në një situatë të paqëndrueshme! Putin do t’u drejtohet vendeve të G20-ës

by admin
Spread the love

Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin do të mbajë një deklaratë në një organizim të anëtarëve të G20 më vonë gjatë ditës së sotme.

Kremlini tha të hënën se Putini do të përdorë fjalimin për të paraqitur pikëpamjen e Rusisë për një “situatë botërore thellësisht të paqëndrueshme”.

Rusia, Britania e Madhe, SHBA, Franca dhe Gjermania janë të gjitha anëtarë të G20-ës.

Prezantuesi i televizionit shtetëror rus Pavel Zarubin tha në kanalin e tij Telegram të dielën se kjo do të ishte “ngjarja e parë në një kohë të gjatë” që bënte bashkë Putinin dhe udhëheqësit perëndimorë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do të kryesojë samitin virtual, me zotin Putin që do të flasë gjatë mesditës.


Top Channel

You may also like