Renault pezullon aktivitetin në Rusi

by admin
Spread the love

Renault – prodhuesi i makinave të klasit botëror, i pranishëm në masë të gjerë në Rusi – njoftoi të mërkurën pezullimin e aktivitetit të tij industrial në Rusi. Njoftimi erdhi pas një takimi të jashtëzakonshëm që zhvilloi bordi i drejtorëve.

Pezullimi i aktivitetit ka rëndësi për kompaninë franceze, 15,01% në pronësi të shtetit. Me anë të këtij vendimi, Renault tani hap derën për largimin përfundimtar nga Rusia.

Rusia është vendi i tij i dytë pas Francës për sa i përket shitjeve të automjeteve (pothuajse 500 000 regjistrime të reja në 2021), raporton Le Monde.

Grupi ka aktivitet të zgjeruar në Rusi – një fabrikë në kryeqytet – dhe, mbi të gjitha, zotëron (67.7%) prodhuesin historik AvtoVAZ (marka Lada). Në total, Rusia përbën jo më pak se gjysmën e fitimit operativ të divizionit të makinave të Renault.

Filiali i Moskës ka prodhuar në vitin 2020 të paktën 80 000 automjete. Megjithatë, prodhimi ndaloi  nga 29 shkurti për mungesë furnizimi dhe rifilloi funksionimin vetëm në tre ditët e fundit, pas mbërritjes së një grupi pjesësh.

Rruga Press

You may also like