Rekordi negativ i Jose Mourinho – Shqip

by admin
Spread the love

Vetëm 5 pikë në 6 ndeshjet e para në Serie A

5 pikë në 6 ndeshjet e para për Roma e Jose Mourinho. Trajneri portugez nuk ka patur një nisje kaq të dobët me ekipet që ka drejtuar në 23 vite karrierë ku ka fituar shumë trofe mes tyre disa kontinentalë.

Humbja 4 – 1 me Genoa solli këtë rekord negativ duke kaluar të mëparshmin që e kishte me Chelsea në sezonin 2015 – 2016 ku mori 7 pikë. Roma ka patur një rendiment të ulët aq sa në 15 ndeshjet e fundit në Serie A ka fituar vetëm 2.

Skuadra e Jose Mourinho renditet në vendin e 16. Kundërshtari i ardhshëm do të jetë Frosinone më 1 tetor në stadiumin Olimpico dhe reagimi është i domosdoshëm për të treguar se kërkon të jetë mes 4 të parëve në klasifikim.

Tv Klan

You may also like