Rekord negativ në Mynih, 8 trajnerë të shkarkuar brenda 11 vitesh

by admin
Spread the love

Bajern Mynih është parë gjithmonë në “top 3”-shen e klubeve elitare, jo vetëm në kontinentin e vjetër, së bashku me Real Madrid dhe Barcelonën. Përveç trofeve, kampionët e Gjermanisë kanë prezantuar virtytet më të larta ndaj trajnerëve dhe lojtarëve për kontributin e dhënë. Por në 11 vitet e fundit duket se kjo praktikë është zhdukur krejt papritur në spektrin e trajnerëve.

“VIKTIMAT”-Pep Guradiola erdhi me pritshmëri të mëdha te Bajerni, aty ku suksesi i trefishtë në krye të Barcelonës (2011) e bindi bordin e gjermanëve se do të përsëriste veten edhe në gjirin e bavarezëve. Në harkun e 3 viteve kontratë, Pep korri sukses vetëm brenda kufijve, ndërsa Liga e Kampionëve mbeti në tentativë.

Pikërisht ky skenar ndikoi që ata të mos i rezervonin bashkëpunimin të ri. Karlo Ançeloti mori “frerët” e rekordmenëve, megjithëse u shkarkua si pasojë e rezultateve negative. Jup Hajnkes, si njohës i mirë i klubit, erdhi në moment të vështirë, ndonëse pa jetëgjatësi.

Niko Kovaç e ktheu Bajernin nga një ekip i nivelit të lartë, në disfata të rënda. Hansi Flik u pa si shpëtimtari i sezonit 2019-2020, ama fundi i etapës surprizoi edhe kritikët më të mëdhenj, pasi siguroi triumf në çdo front.

Por historia me precedentë negativë të trajnerëve në Mynih gjeti qasje te pasuesit e fundit, Julian Nagelsman dhe Tomas Tuhel, zhgënjim krahas pretendimeve, ndonëse tekniku aktual ka ende një “dritare shprese” në Champions.

TRAJNERET

PANORAMASPORT.AL

You may also like