Reja: Të tregojmë në fushë që jemi favoritë, mungesat nuk shqetësojnë

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Islandës. Ndonëse luan në transfertë dhe ka disa mungesa në skuadër, tekniku është shfaqur optimist në prag të debutimit të skuadrës kuqezi në këtë edicion të Nations League.

“Që nga momenti që kam nisur të drejtoj Shqipërinë, kemi pasur një rritje cilësore në lojë dhe rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit në fushë.

Të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar janë fizikisht gati. I gjithë grupi është i gatshëm të jetë në fushë, kemi pasur dhe më para mungesa dhe i kemi zëvendësuar me zgjedhje që rezultuan të suksesshme. Ajo që mbetet për të provuar është forca që do tregojmë në fushë, për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo ndeshje.

Islanda është një skuadër e fortë, pavarësisht zhvillimeve është një skuadër fizikisht shumë e fortë. Ka kryesore luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në çdo detaj, do mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk ka favorit në fushën e lojës duhet të bëjmë më të mirën.

Ne duhet të japim më të mirën në fushë për të marrë një rezultat të mirë. Është shumë e rëndësishme që të gjitha mundësitë që krijojmë t’i finalizojmë. Ne do të hyjmë të bëjmë më të mirën e mundshme, e them dhe njëherë që nuk ka favorit, por do bëjmë më të mirën e mundshme.”

Mungesat– “Unë jam përpjekur të bëj një grup prej 24 a 25 lojtarësh që të jenë në nivel të lartë dhe ia kemi dalë, mund të them që mungesa e këtyre lojtarëve ndjehet, por kemi një grup të mirë që i zëvendëson. Nuk kemi Uzunin nuk kemi Baren, por kemi Abrashin, kemi Asllanin, Bajramin dhe besoj që kemi një grup të mirë që nuk do na bëjnë ta ndjejmë mungesën e këtyre lojtarëve”, ka thënë Reja. / Oversport.tv

You may also like