Reja pozitiv, por koha mbaroi! Ndeshja me Armeninë, e fundit për trajnerin italian me kombëtaren shqiptare

by admin
Spread the love

Muaji nëntor është edhe periudha kur Shqipëria do të mësojë udhëheqësin e pankinës kuqezi të kombëtares së futbollit, duke qenë se në përfundim të ndeshjes me Armeninë më 19 nëntor do të jetë edhe fundi i kontratës aktuale të trajneri Edi Reja.

Dhe në mes kësaj zhurme aludimesh dhe diskutimesh për të ardhmen e kombëtares shqiptare të futbollit presidenti i FSHF-s Armand Duka që a edhe ekskluzivitetin e vendimmarrjes për këtë post tregon diçka nga situata aktuale e marrëdhënies së tij me trajnerin italian.

“Edi Reja është në një farë mënyre viktimë e standardit që ka arritur kombëtarja shqiptare. Duke qenë se u kualifikuam në Euro 2016, vërtetë Reja doli i pari në Ligën C të Ligës së Kombeve apo u rendit i treti në eliminatoret e Botërorit, ne nuk e “falim” më të renditet më poshtë. Por ja që në futboll nuk mund të jesh gjithmonë i pari, sa më shumë rritet niveli aq më e vështirë bëhet”, tha Armand Duka.

Por çfarë note do të merrte Reja në këtë aventurë prej më shumës e 3 vitesh në krye të pankinës kuqezi dhe mos do të ishte më mirë që këto miqësore ti bënte trajneri i ri nëse do të ndryshojë?

“Puna e Rejës me kombëtares shqiptare padyshim ka qenë pozitive dhe ai e ka ndihmuar shumë këtë skuadër dhe futbollin tonë. Por edhe nëse do të jetë një trajner tjetër sot janë mekanizmat e ndryshëm për t’i ndjekur ndeshjes për të njohur lojtarët apo edhe për të biseduar me ta”, u shpreh presidenti i FSHF-së.

Mediet italiane përflasin emra italian për pankinën tonë, në Shqipëri kërkohet dhe përfliten kandidatura të trajnerëve shqiptarë. Në të vërtetë ku jemi me bisedimet me Rejan apo me kandidatët për këtë post.

“Akoma nuk kemi filluar bisedimet apo negociatat me dikë tjetër, pa përfunduar bisedimet me trajnerin aktual nuk kemi si të bëjmë negociata të tjera”, tha Duka.

Si për të lënë përkohësisht të qetë situatën e trajnerit të kombëtares presidenti i FSHF së bashku me drejtues të pushtetit vendor të Vorës kanë inauguruar stadiumin më të ri të qytetit të Vorës me një kapacitet prej rreth 5000 vendesh, impiant i cili u inaugurua me ndeshjen e Kategorisë së Dytë Vora-Valbona.


Top Channel

You may also like