Reina flet për të ardhmen: Do të luaj edhe një vit, më pas do bëhem trajner

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “El Diario de Mallorca”, portieri i Lazios, Pepe Reina, ka folur për të ardhmen e tij, pas rinovimit automatik deri në vitin 2023, që u aktivizuar pas kualifikimit të skuadrës bardhekaltër në Europa League.

“Do të luaj edhe një vit tjetër dhe mendoj që do të jetë i fundit. Do të jetë viti i 24-t si profesionist dhe do të mbyllë karrierën time. Kjo është ideja që kam, por dihet që në futboll nuk ka asgjë të sigurtë.

Ky sezon shkoi mirë, pasi u kualifikuam në Europa League, që ishte objektivi ynë në fillim të vitit. Kur të tërhiqem do të provoj karrierën e trajnerit, kursi fillon në shtator të vitit 2023”, ka thënë portieri spanjoll. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like