Regragui: Ndeshja e nesërme e bezdisshme, ajo që donim ishte finalja e së dielës

by admin
Spread the love

Surpriza e kësaj Kupe Bote padyshim që ka qenë Kombëtarja e Marokut. Këta të fundit u bënë përfaqësuesja e parë afrikane që prek gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Një nga meritat më të mëdha të kësaj arritje ka qenë trajneri Walid Regragui. 47-vjeçari doli në konferencë për shtyp përpara sfidës kundër Kroacisë, që përcakton vendin e tretë të Kupës së Botës.

“Kjo ndeshje është e bezdisshme për t’u luajtur, menaxhimi i zhgënjimit është gjithmonë i komplikuar. Ajo që do donim të luanim është finalja e ditës së dielë. Megjithatë, do të luajmë edhe atë nesër.” – tha fillimisht tekniku maroken.

“Vendimet e arbitrave në gjysmëfinale kundër Francës na penalizuan. Kur ka gabime gjyqtari është mirë që të raportohet. Ai mohoi një penallti në favorin tonë dhe mendoj se u ndëshkuam nga ky vendim. Megjithatë i urojmë Francës fat në finale.”

“Lojtarët janë sërish gati dhe do të përpiqen të luajnë deri në fund. Megjithatë ne nuk do të rrezikojë asnjë prej tyre, veçanërisht kapitenin tonë i cili ka ndjerë probleme.” – përfundoi Walid Regragui. /oversport.tv

Foto: Équipe du Maroc, Facebook

You may also like