RedBird pranë blerjes së Milanit, i ofron fondit Elliott 1.3 miliard euro

by admin
Spread the love

Për shitjen e Milanit duket se Elliott ka bërë disa hapa të rëndësishëm. Sipas asaj që raporton Il Sole 24 Ore, RedBird Capital ka mposhtur konkurrencën e Investcorp për të blerë aksionet e Milanit.

Më parë fondi nga Bahrein i kishte vendosur një ultimatum fondit Eliott për të kthyer një përgjigje sa më parë për aksionet që dëshironin të blinin. Megjithatë, oferta prej 1.3 miliardë eurosh nga RedBird duket se ka shuar të gjitha dyshimet se kush do të jetë pronari i ri i Milanit.

Gjithmonë sipas të njëjtit burim marrëveshja është shumë pranë dhe mungon vetëm firma në kontratë. Në total operacioni mund të shkojë deri në 1.8 miliardë euro, ndërsa për momentin RedBird do të depozitojë në arkat e Elliott 600 milionë euro. Më pas vetë Elliott do të japë edhe një kredi 5 vjeçare RedBird për të plotësuar gjithë shumën e blerjes. /oversport.tv

You may also like