Redaktorja 35 vjeçare e agjencisë pro-Putin gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Moskë

by admin
Spread the love

Një kryeredaktore 35 vjeçare një gazete të afërt me administratën e Vladimir Putin është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj sot në Moskë.

Anna Tsareva, drejtuese e gazetës ruse Komsomolskaya Pravda, u gjet e vdekur nga babai i saj që nuk arrinte të kontaktonte me të prej ditësh, shkruan rrjeti Daily Mail.

Policia ka hapur një hetim për vdekjen e saj sipas rrjetit vendas ‘Baza’, ndërsa nuk ka sinjalizime për hyrje me forcë në apartament apo shenja të një vdekjeje të dhunshme.

Më herët mësohej se ajo kishte pësuar një sëmundje të rëndë të paspecifikuar të rrugëve respiratorë dhe kishte qenë me ethe prej ditësh.

Ndërsa rrjeti vendas ‘Shot’ tha sot se e reja dyshohet se ka vdekur nga  ataku kardiak.

Trupi i viktimës u gjet nga i ati në apartamentin Bolshoy Tishinsky në qendër të Moskës.

Tsareva drejtonte rrjetin online Komsomolskaya Pravda, ku përfshiheshin lajmet e luftën së Rusisë në Ukrainë.

Në shtator 2022, shefi saj Vladimir Sungorkin, 68 vjeç, drejtor i përgjithshëm i Komsomolskaya Pravda, vdiq në dukje nga një atak kardiak, por raportime të ndryshme e konsideronin ngjarjen të dyshimtë dhe flisnin për shenja dhune.

Tsareva kishte punuar më parë për rrjetin e pavarur radiofonik rus Echo Moscow dhe për pak kohë me agjencinë shtetërore TASS.


Top Channel

You may also like