Realizoi tre gola në finalen ndaj Argjentinës, Mbappe hyn në listën e rekordeve të Botërorit

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe realizoi një supersfidë në finalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës, por në fund Franca e tij nuk ia del dot të triumfojë. Sulmuesi i PSG arriti të realizonte tre gola në këtë takim duke vendosur edhe një rekord në historinë e Botërorëve.

Mbappe me tre golat e realizuar në finalet ndaj Argjentinës dhe një gol i realizuar ndaj Kroacisë katër vite më parë e bën atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në finalet e Kupës së Botës.

Kylian Mbappe ka arritur të realizojë në total 4 gola dhe asnjë lojtar nuk e ka arritur dot kurrë këtë shifër. Gjithashtu sulmuesi francez bëhet lojtari i dytë që realizon një tripletë në një finale Botërori pas Geoff Hurst për Anglinë në finalen ndaj Gjermanisë në vitin 1966. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like