Realizoi ëndrrën për të drejtuar Liverpoolin, Sven Eriksson: Është një kujtim i jetës

by admin
Spread the love

Sven-Goran Eriksson i emocionuar tha pas ndeshjes mes legjendave të Liverpool-it dhe Ajax-it se për të ishte një kujtim i jetës të qëndronte në stolin e “Reds”.

Eriksson kishte ëndërruar të menaxhonte Liverpoolin dhe të shtunën iu dha shansi, me Reds që madje fituan 4-2 falë golave të Gregory Vinal, Djibril Cisse, Nabil El Jarr dhe Fernando Torres.

“Unë mendoj se të gjithë ishin fitues dhe ishte e mrekullueshme, absolutisht fantastike, e mahnitshme: gjithçka nga You’ll Never Walk Alone dhe pjesa tjetër e lojës, dhe një fitore e mirë – ne ishim duke humbur 0-2 dhe fituam 4-2!” , tha Eriksson.

“Unë qava. Është një kujtim i jetës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like