Reali në versionin i mbijetuari, ja sekretet e “los blancos”

by admin
Spread the love

Reali i Madridit ka diçka ndryshe në këtë sezon. “Los blancos” kanë luajtur në situata të veçanta dhe kanë realizuar ndeshje epike që jo çdo ekip mund t’i bëjë.

Lojtarët, klubi dhe tifozët flasin për ADN-në e famshme të Madridit. Sido që të jetë, Reali i Madridit ka treguar në më shumë se një rast se është një ekip i aftë për të bërë të pamundurën të mundur. Reali arrin të fitojë një Champions, duke koleksionuar një seri përmbysjesh të mrekullueshme. Reali arrin të fitojë një ndeshje në kohën shtesë (kundër Alavesh), duke luajtur 40 minuta me një lojtar më pak. Ky është Reali, në gjendje të bëjë diçka edhe në momente kritike. Ndër këto “sekrete” është edhe kapërcimi i 41 ditëve me një mesatare prej shtatë mungesash për ndeshje, duke llogaritur dëmtimet dhe pezullimet e lojtarëve të ndryshëm. Madridi i ka mbijetuar një situate kritike gjatë tetë ndeshjeve të fundit të vitit mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve. Një plagë dëmtimesh që e vuri ekipin në telashe të mëdha dhe e çoi në limite.

Shqetësimi ka qenë maksimal gjatë gjithë kësaj kohe, por përgjigja e skuadrës së Ançelotit nuk mund të ishte më spektakolare: shtatë fitore, një barazim dhe lider në La Liga dhe Champions. Më 11 nëntor, Madridi filloi sprovën e tij të veçantë dhe u paraqit në duelin kundër Valencias me tetë mungesa: Gyler, Bellingam, Kepa, Tçuameni, Sebajos, Kurtua dhe Militao, të dëmtuar dhe Rydiger, i pezulluar. Reali luajti tre ndeshje me këtë numër mungesash, sepse pushimi për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare ishte dramatik për “los blancos” që humbën dhe Vinicius dhe Kamavingan për të komplikuar më tej situatën. Ankthi ishte maksimal, por skuadra shfaqi një ndjenjë soliditeti të jashtëzakonshëm. Madridi fitoi në Kadiz dhe arritën vendin e parë në grupin e Champions me një tjetër fitore kundër Napolit në shtëpi. Me shtatë mungesa, Reali do të përballej në tre ndeshjet e ardhshme pas rikuperimit të Kepës dhe Bellingamit: dy fitore kundër Granadës dhe Union Berlinit dhe barazimi kundër Betisit në “Vijamarin”.

ALABA, GODITJA E FUNDIT – Kundër Vijarrealit, skuadra e Ançelotit mbërriti me lajmin e mirë se kishte “vetëm” gjashtë mungesa dhe përfundoi me një dramë të re që tronditi edhe një herë themelet e dëmtuara të linjës mbrojtëse: Alaba u dëmtua rëndë dhe Mendi u desh të tërhiqej për shkak të një shqetësimi muskulor. Reali u kthye përsëri në La Liga në ndeshjen e fundit kundër Alaveshit me tetë mungesa, mes tyre, e gjithë mbrojtja titullarë (Karvahal, Alaba, Militao dhe Mendi).

Rezultati, një tjetër fitore që ia vlejti të kalonte Krishtlindjet si kryesues. Madridi e ka zgjidhur heroikisht krizën e mungesave. Një kampionat që nisi si i dyti në Liga, dy pikë pas Barçës dhe katër pas Atletikos, dhe që e mbylli pjesën e parë si lider, shtatë pikë para Barçës dhe 10 para Atletikos së Madridit, e vetmja skuadër që guxoi ta mundte në këtë sezon në La Liga. “Gjëra” prej Reali!

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like