Reali gjunjëzon Liverpool-in, me përmbysje në Anfield, Eintracht Frankfurt humbë nga Napoli 0-2 – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madrid me lojë fenomenale mbrëmë në ndeshjen e parë në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, në Anfield me përmbysje deklasoi liverool me rezultatin 5-2

Ndeshja nisi shkëlqyeshëm për vendasit të cilët shënuan dy gola në 20 minutat e para me autor Nunez dhe Mohamed Salah, por kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë vendasit. Los Blancos u kthye në lojë me golat e Vinicius në pjesën e pare që përfundoi me barazim 2-2.

Pjesa e dytë dëshmoi dominim total të madrilienëve të cilët nuk kishin të ndaluar së pari Militao shënoi pë 2-3 dhe më pas në sqenë del Karim Benzama i cili me dy gola turpëroi Liverpoolin

Në këtë ndeshje shkëlqyen Vinicius dhe Benzama por figurat tragjike ishin dy portierët e ekipeve Alison i Liverpool-it dhe Courtois i Real Madritit me gabimete tyre amatoreske.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua mbrëmë në Frankfirt, skuadra italiane Napoli fitoi 0-2. Pjesa e parë ishte dramatike. A utor të golave ishin Osimhen dhe Di Lorenzos. Në pjesën e pare Kvara humbi penalltinë në minutë ne 36-të.

Ndeshjet kthyese Real Madrid – Liverpool dhe Napoli – Eintracht Frankfurt zhvillohen më 15 mars.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like