Reali është mbreti i LaLigas, mposht Betisin dhe shkëputet i vetëm në krye

by admin
Spread the love

Reali i Madridit vazhdon marshimin në kampionatin spanjoll, ku merr fitoren e katërt radhazi në po aq ndeshje të luajtura në LaLiga këtë sezon. Djemtë e Ancelottit mposhtin 2-1 Betisin, skuadrën tjetër që kishte arritur vetëm fitore në kampionat, dhe tashmë qëndrojnë të vetëm në krye të renditjes.

Reali u falet brazilianëve në sfidën e sotme, pasi Vinicius në pjesën e parë dhe Rodrygo në të dytën shënojnë golat e fitores, ndërsa goli i Canales, nuk i ka shërbyer shumë Betisit, që gjithsesi zhvilloi një ndeshje të madhe në “Bernabeu”.

Por përpara 60 mijë tifozëve dhe kampionëve të Europës është e vështirë që të rezistosh dhe Reali merr një tjetër sukses në kampionat. Në ndeshjen tjetër të ditës, Mallorca e Muriqit ka barazuar 1-1 në shtëpi me Gironën. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like