Real Madridi kualifikohet me ‘zor’ në qerekfinale të Kupës së Mbretit, Eden Hazard shënon golin e fitores

by admin
Spread the love

Real Madridi ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Elche-s.

Përballja Elche – Real përfundoi pa gola (0:0) në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, u shënuan tre gola,  Reali dy gola e Elche një.

Në minutën e 102-të, Marcelo i Realit, përjashtohet me karton të kuq pas një ndërhyrje duke e lënë me një lojtar me pak ekipin.

Në minutën e 103-të, Verdu godet jashtë 16-shit, topi devijohet paksa dhe përfundon në rrjetën e Realit, 1:0.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë, një veprim i shpejt i Realit përfundon me gol, shënues Isco nga afërsia pikërisht në minutën e 108-të.     

Edhe pse Reali me një lojtar më pak tregon fuqinë kampionit, Eden Hazard vulosi fitoren e Realit (2:1) në minutën e 115-të dhe kualifikohet në çerekfinale.

You may also like