Real Betis kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Copa Del Rey’, deklason Real Sociedadin – me këtë notë u vlerësua paraqitja e Adnan Januzajt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Real Sociedadit dhe asaj të Real Betisit, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Reale Arena”, skuadra e Real Betisit e ka deklasuar si mysafire me rezultat 4:0 Sociedadin.

Golat për Betisin i shënuan Juanmi (minuta e 12’ dhe 57’), Willian Jose (minuta e 83’) dhe Ruibal (minuta e 87’).

Për Real Sociedadin gjatë ndeshjes kishte shënuar edhe sulmuesi Adnan Januzaj, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Paraqitja e Adnan Januzajt kundër Real Betisit, u vlerësua me notën 6.6, nga ‘SofaScore’.

Me këtë fitore, Real Betisi vazhdon drejt gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku i bashkohet skuadrës së Rayo Vallecanos, e cila e mposhti mbrëmë 1:0 Mallorcan.

Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Real Betisit.

You may also like