Real-Barcelona/ Superkupa e Spanjës bashkon presidentët në Arabi, publikohen formacionet zyrtare të finales

by admin
Spread the love

Nuk takohen në Spanjë, por do të takohen në Arabinë Saudite! Bëhet fjalë për presidentët e dy klubeve, Florentino Perez (Real) dhe Joan Laporta (Barcelona), të cilët do të jenë në krah të njëri-tjetrit në finalen e Superkupës, e cila luhet sonte në orën 20:00 në Riad të Arabisë Saudite.

Pas shumë muajsh dy numrat një do të jenë së bashku. Kujtojmë se marrëdhëniet mes Perezit e Laportës janë ftohur pas shpërthimit të skandalit “Negreira”.  Perez ka refuzuar të shkojë në Barcelonë në sezonin e kaluar.

real

Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet që do të diskutojnë trofeun e parë për vitin 2024 në Spanjë. Befasia sa i përket formacioneve ka të bëjë me portën e Realit, ku Ançeloti ka përzgjejdur ukrainasin Lunin përpara “gardianit” spanjoll, Kepa.

 

REAL MADRID – BARCELONA

Formacionet zyrtare të Superkupës së Spanjës:

formaci

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

You may also like