Reagon për kredinë 4 milionshe ish- sekretari i FFK: “Në emër të futbollit kredi, e pastaj me mjete manipulim për hall të vetin”

by admin
Spread the love

Ish- zëvendës sekretari i shkarkuar nga FFK, Arianit Ahmeti ka reaguar lidhur me raportimin e mediave se FFK ka kërkuar të marrë 4 milion euro kredi nga FIFA, shkruan Insporti.

Ahmeti foli me shifra sa i përket shpenzimeve që u bën në kohën e Fadil Vokrrit dhe sa po bëhen tani në kohën e Agim Ademit. Sipas tij shpenzimet në FFK janë rritur për 3.6 milion euro.

Ai tutje bëri thirrje që FFK të bëjë publike çdo cent se si janë shpenzuar për paga më shumë se  3.6 milion euro të FFK-së, klubet kanë të drejtë të dinë se ku dhe për çka po shpenzohen mjetet e tyre financiare.

Ahmeti poashtu kërkoi llogari nga Ademi pasi sipas tij me buxhet të FFK-së ai po i paguan pushimet familjare për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Reagimi i plotë:

Ndryshe, në dhejtor të vitit 2019, KE unanimisht u pajtua me shkarkimin e ish- zv.sekretarit të FFK, z.Arianit Ahmeti. Ku sipas FFK ai bëri shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale.

/Insporti.com

You may also like