Reagon Pendarovski: Qytetarët nuk duhet të dënohen për patentën e shoferit me MK!

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka deklaruar se është e papranueshme që qytetarët të vendosen në ankth dhe panik në lidhje me atë nëse do të dënohet, në rast se vozisin brenda territorit të shtetit me patentë shofer me emrin e vjetër të shtetit.
Presidenti i u bën apel të gjitha partive politike që të bëjnë ndryshime të Ligjit për Siguri në Trafik por edhe të normave tjera ligjore, me qëllim që qytetarët që kanë afat në patentat e tyre të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, lirshëm të vozisin në territorin e vendit tonë.

“Askush nuk duhet të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e shoferit të pandryshuar, pa fajin e qytetarëve, të cilat nuk kanë skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të llogaritur nga momenti i lëshimit, veçanërisht për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë”, thekson Pendarovski.

MARKETING



You may also like