Reagon LDK-ja për shkarkimin e rektorit të UP-së: Politika ndërhyri në institucionet arsimore

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e konsideron ndërhyrje të pushtetit shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

LDK thotë se këtij akti të
papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues
të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter
partiak-klientelist e me integritet të kontestuar.

“Nën ndikimin e partisë në
pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” e
shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për
Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës
në institucionet arsimore. Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin
i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes
përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të
kontestuar”, thuhet në komunikatë.

Partia opozitare shton më tej se
Këshilli Drejtues i UP-së “ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë
për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP”.

“Efektet e ushtrimit të ndikimit
dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe
funksionimin institucional. Dija, hulumtimi shkencor dhe studimi në universitet
janë jetike për zhvillimin e arsimit, ndaj çdo ndërhyrje politike në këtë
institucion të rëndësishëm është i pafalshëm”, thuhet tutje në këtë komunikatë. 

Në fund, LDK-ja vlerëson se
respektimi i autonomisë së universitetit është kusht për të siguruar
integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë.

You may also like