Reagimi i turpshëm i babait të Erling Haalandit ndaj tifozëve të Realit

by admin
Spread the love

Erling Braut Haaland zbriti në fushën e “Santiago Bernabéut”, ku Manchester City mori një barazim 1-1, që konsiderohet rezultat i mirë, duke pasur parasysh që sfida e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme (21:00) në “Etihad Stadium”.

Antonio Rüdiger, zëvendësues i të pezulluarit Éder Militao, e futi në darë “vrasësin” norvegjez, i cili e preku topin vetëm 22 herë, duke lojtari që pati kontakt me topit me pak se cilido tjetër që e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Ai që u bë protagonist në duelin ndaj Realit të Madridit ishte një tjetër Haaland, babai i Erlingut, Alf-Inge (njëkohësisht edhe menaxher i të birit).

Në fillim të pjesës së dytë, ish-futbollisti u largua nga vendi nga ku po ndiqte ndeshjen pasi bëri veprime aspak të hijshme ndaj tifozëve madrilenë, që po e provokonin me koret e tyre.

Në imazhet që po bëjnë xhiron e botës mund të shihet se si një grup tifozësh vendas thërrasin në kor: “Dil jashtë, dil jashtë…”.

Çuditërisht, ai vendos dorën në vesh, duke i nxitur ata të bërtasin më fort, për të bërë më pas një veprim që ofendon tifozët./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like