Reagimi i Ledrit pasi Sara shpallet fituese e Dancing with the Stars

by admin
Spread the love

Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars. Pas fitores ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Ledri Vula.

Me një postim të thjeshtë pa asnjë fjali të shkruar, Ledri i ka vendosur fotografisë së tyre ku shihen tejet të buzëqeshur e përqafuar me njëri-tjetrin vetëm një figurë, një kupe.

LEXO EDHE KETE

Sara Hoxha fituese e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”

 

Sara e ka lënë pa fjalë Ledrin në momentin kur në përmbyllje të performancën në sfond u dëgjuan kënga e bashkëshortit të saj “Kings”.

Momenti është shpërndarë edhe nga përkrahësi numër 1 i Sarës.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.

“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

You may also like