Rayan Cherki në radarin e Man United

by admin
Spread the love

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Rayan Cherki dhe mund të bëjë një lëvizje për të vitin e ardhshëm.

Sipas “FootballTransfers”, klubi anglez i ka vendosur synimet e tyre për të arritur një marrëveshjë, për ta sjellë francezin në “Old Trafford”.

Man United ishte edhe më herët i interesuar për sulmuesin e Lyonit, por nuk e ka forcuar kurrë interesimin e tyre me një ofertë zyrtare,

Megjithatë, tani thuhet se ardhja e aksionerit, Sir Jim Ratcliffe, mund të përshpejtojë ndjekjen e “Djajve të Kuq” për Cherki, pasi 71-vjeçari është një tifoz i madh i lojtarit.

20-vjeçari me Lyonin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro.

You may also like