Raya dhe lidhja e veçantë me Arsenalin, tatuazh që i kujton ditën speciale

by admin
Spread the love

Arsenal mbylli me sukses transferimin nga Brentford nëpërmjet formulës së huazimit të portierit David Raya.

Ky operacion do t’i kushtojë arkave të “Topçinjve” tre milionë paund ndërsa nëse londinezët vendosin ta bëjnë të tyrin kartonin e Rayas atëherë do të duhet të paguajnë edhe 27 milionë paund verën e ardhshme.

27-vjeçarit do t’i duhet të luftojë për statusin e titullarit me Aaron Ramsdale i cili ka pasur besimin e trajnerit Mikel Arteta. Megjithatë, historia e Rayas me Arsenalin duket se daton më herët pasi portieri ka kujtime të bukura me “The Gunners” dhe një tatuazh në qafën e spanjollit e vërteton më së miri diçka të tillë.

Raya ka një tatuazh me datën 13 gusht të vitit 2021, datë e veçantë për portierin pasi është dita kur ai ka debutuar në Premier League, pikërisht në një ndeshje ndaj Arsenalit. Brentford luajti me Arsenal më datë 13 gusht të vitit 2021, madje “The Bees” fituan me rezultatin 2-0 me Rayën që ia doli ta mbante të paprekur katërkëndëshin e tij.

Tashmë, Raya do të mbrojë portën e Arsenal ndërsa ishte përforcimi i katërt për “Topcinjtë” pas Jurrien Timber, Kai Havertz dhe Declan Rice. /Supersport


Top Channel

You may also like