Rau: E rëndësishme dhe prioritare t’u përgjigjemi shqetësimeve të Turqisë për sigurinë kufitare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ky vlerësim i Zbigniew Rau erdhi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun turk, Mevlut Çavusoglu dhe atë rumun, Bogdan Aurescu, pas takimit trepalësh që kryediplomatët e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë zhvilluan në Zyrën e Punës së Presidencës në Pallatin “Dolmabahçe” të Stambollit.

Duke theksuar se Ankaraja, Bukureshti dhe Varshava janë aleate që i kushtojnë rëndësi të madhe sigurisë, shefi i diplomacisë polake vuri në pah se bisedimet me homologët e tij u fokusuan gjithashtu mbi mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe me ndihma humanitare.

Pasi tërhoqi vëmendjen se kanë demonstruar një qëndrim të qartë për Ukrainën, ministri Rau bëri me dije se objektivi i tyre është siguria dhe stabiliteti i zonave nga Baltiku deri në Detin e Zi dhe Mesdhe, rëndësinë e të cilave e kanë theksuar edhe një tjetër herë gjatë takimit trepalësh.

“Ne diskutuam po ashtu sigurinë, praninë dhe mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s, por edhe situatën e trupave aleate në terren”, shtoi ai.

Rau tha se bashkëpunimi ndërmjet Turqisë, Rumanisë dhe Polonisë nuk është vetëm politik, por ka edhe një dimension ushtarak.

“Në këtë kontekst, unë dua të falënderoj shumë Rumaninë dhe Turqinë për pjesëmarrjen në strukturën e NATO-s dhe bashkëpunimin me Poloninë. Është shumë e rëndësishme dhe prioritet për ne t’u përgjigjemi shqetësimeve të Turqisë në lidhje me sigurinë e kufijve të saj”, potencoi kryediplomati polak.

I pyetur rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Rau u përgjigj duke thënë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe thelbësore për forcimin e unitetit.

“Unë mendoj që shqetësimet e Turqisë do të zgjidhen në unitet dhe solidaritet brenda NATO-s”, saktësoi ministri polak i Punëve të Jashtme.

You may also like