Rasti ndaj Thaçit e të tjerëve, Hodaj: Ka edhe viktima indirekte (VIDEO)

by admin
Spread the love

Avokati Taulant Hodaj ka folur për rastin e Thaçit e të tjerëve, ku janë shtuar edhe 84 aplikues për statusin e viktimave, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të pranuar nga gjykata të arrijë në 137.

Hodaj, në Edicioni Special, tha se ky shtim i numrit të viktimave ndodhi për faktin se ishte edhe afati i fundit për aplikim pak para nisjes së gjykimit ndaj të akuzuarve.

“Ky numër i madh u bë në këtë kohë sepse pritet tani të bëhet gjykimi dhe viktimat duhet të bëhet para fillimit të gjykimit. Konform rregullave aplikimi për statuesin e viktimave fillon pasi aktakuza të jetë e konfirmuar, është dashur të fillojë aplikimi para 2 viteve… Tash pritet të fillojë gjykimi dhe është afati i fundit për viktimat”, ka thënë Hodaj në Edicionin Special.

Hodaj theksoi se këto viktima nuk do të thotë që kanë pësuar direkt nga të akuzuarit, por mund të jenë edhe të afërm apo familjarë të atyre që kanë vuajtur nga veprat penale të të akuzuarve, pra janë viktima indirekte.

“Nuk do të thotë që ky numër i viktimave është që kanë pasur pasoja direkte, por edhe njerëz të tjerë që kanë vuajtur nga ajo vepër penale e të akuzuarve. Këta mund të jenë familjarë të atyre që kanë pasur dhunë psiqike apo diçka tjetër, janë edhe viktima indirekte, pra që kanë vuajtur nga ajo vepër penale që kanë vuajtur nga të akuzuarit”, ka shtuar ai.

Ai tha se numri i madh i paraqitjes së viktimave nuk do të thotë që e rëndon peshën e veprës penale.

Hodaj shtoi se ky rast është pritur që të merr edhe më shumë kohë pasi është rasti më i madh, sipas tij, në histroinë e kësaj gjykate.

“Duke e parë kompleksitetin e rastit edhe gjykimi do të marrë disa vite kohë”, ka shtuar Hodaj.

 

You may also like