Rasti Muhamed Zekiri, në Slloveni është arrestuar kroati Ivanagiq

by admin
Spread the love

Me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë, në Slloveni është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim Daniell Ivanagiq, shtetas kroat dhe bashkëpronar i kompanisë “Interholding”, e përfshirë në rastin me ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri.

Pritet vendimi për ekstradimin e Ivanagiqit në Maqedoni. Ivanagiq është i dyshuar për ndihmë Zeqirit në keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë përgatitjes së studimit për ristrukturimin e Postës së Maqedonisë. Prokuroria ende është duke punuar në grumbullimin e provave dhe priten dëshmitë e Ivanagiqit.

You may also like