Rashicës i vjen keq për humbjen nga Galatasaray

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka thënë se i vjen shumë keq për humbjen e Beshiktashit nga Galatasaray në derbin e xhiros së 28-t të Superligës së Turqisë. Beshiktashi, të dielën mbrëma pësoi humbje 1:0 në shtëpi me autogolin e shënuar në fillim të ndeshjes.

Me këtë humbje, Beshiktashi ka mbetur në pozitën e katërt me 46 pikë, ndërsa Galatasaray është forcuar në krye të tabelës me 75 pikë. Rashica ishte titullar te Beshiktashi dhe u aktivizua deri në minutën e 80-t të këtij takimi.

“Më vjen shumë keq që humbëm, pasi kemi luajtur një nga ndeshjet më të mira të sezonit, por nuk arritëm të shënonim gol. Për fat të keq, shënuam një autogol dhe e humbëm ndeshjen. Ne e kishim kontrollim e lojës dhe më vjen shumë keq që nuk arritëm të fitonim”, ka thënë Rashica për mediumet turke.

27-vjeçari ka 4 gola e 5 asistime në 30 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Beshiktashin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

You may also like