Raportimet e reja tregojnë për një përmirësim mjaft të rëndësishëm në iPhone 15 Pro

by admin
Spread the love

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zhvillimin e eventin të përvitshëm special të Apple, ku kompania prezanton gjeneratën e ardhshme të iPhone dhe Apple Watches. Me shumë mundësi eventi do të zhvillohet në datën 12 shtator.

Ndërkohë që kemi dëgjuar shumë rreth ndryshimeve kryesore, si përshembull porta USB-C, ekrani me korniza të holla dhe përmirësime në kamera, tani po bëhet e qartë se iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max mund të shohin një rritje të konsiderueshme të performancës.

Leaker-i Unknownz21 sapo ka treguar në Twitter detaje rreth proçesorit, madhësisë së RAM si dhe shpejtësive të CPU dhe GPU të smartphone-ve të rinj Pro. Gjithçka duket se nis nga teknologjia e re e prodhimit të proçesorit A17 3nm, e cila sjell përmirësime të mëdha.

Numri më i madh i tranzistorëve që u integruan falë proçesit të ri të prodhimit 3nm lejon kryerjen e më shumë detyrave në një kohë më të shpejtë, ndërkohë që përdor më pak energji.” tha analisti Hartley Charlton.

Nëse ky raportim është i vërtetë, atëherë duket se do të kemi një core më tepër në GPU në krahasim me A16, i cili është me të vërtetë shumë i shpejtë. Ky core ekstra tregon se sistemi mund të japë një performancë më të lartë proçesimi.

Performance cores tashmë arrijnë shpejtësinë 3.70Ghz,” tregon leaker-i, ndërkohë që shpejtësia aktuale e iPhone 14 Pro është 3.46Ghz.

Apple asnjëherë nuk vendos më tepër fuqi seç duhet në një pajisje, dhe kjo gjë mund të na tregojë se kompania mund të ketë planifikuar disa shërbime të reja mjaft të rëndësishme për t’i prezantuar pas një muaji.

You may also like