Raporti vjehërr e nuse, Mihrije Braha flet për të fejuarën e djalit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mihrije Braha së fundmi ka folur për të fejuarën e djalit të saj, Platorit.

Platori dhe Tringa u fejuan vetëm dy ditë më parë, ku familja kishte organizuar një festë të madhe në një nga restorantet e njohura në vend.

E ftuar në Chat Room në KTV, ajo ka folur edhe për nusen tanimë të familjes Abazi.

Ajo ka treguar se Tringa ka shkruar 6 romane deri tani.

“Përveç sjelljes së mirë, ajo ka shkruar edhe 6 romane. Deri tash nuk ka vrejtje, më befason gjithmonë për të mirë”.

“Jemi pareli, por s’jemi milionera, por ne nuk e kemi çmend djalin, Platori është me këmbë në tokë dhe Tringës kjo gjë nuk i intereson kjo pjesë materiale”.

“Ajo nuk e sheh anën materiale, kur bleu unazën e fejesës, i thash me të shtrenjtën, por ajo e zgjodhi një të thjeshtë, të lirë. Nuk e di, ajo çikë po më habit, çdo ditë po më lë gojë hapur”, tha Braha.


You may also like