Ranieri nuk mendon për pensionin: Imagjinoj veten duke shkuar në pankinë me bastun

by admin
Spread the love

Më 20 tetor do të festojë ditëlindjen e tij të 70’, por Claudio Ranieri as që nuk e çon ndërmend të dalë në pension dhe madje vetëm pak ditë më parë ka nisur një tjetër eksperiencë, atë në pankinën e Watfordit në Premier Leaguen angleze.

Në një intervistë për mediat britanike, trajneri italian deklaroi se pa futboll e ka të vështirë të jetojë dhe se e imagjinon veten të bëhet trajneri më i vjetët në historinë e Premier Leagues, qoftë edhe duke shkuar në pankinë me bastun.

“Pa futboll mërzitem dhe fikem fare. Jam 70 vjeç, por as që nuk e mendoj tërheqjen nga futbolli. E imagjinoj veten në pankinë deri në moshën 80-vjeçare, duke shkuar me bastun drejt stolit. Nuk mendoj se ka rëndësi fiziku, por truri dhe i imi aktualisht është ende shumë i ri”, deklaroi Ranieri.

Tekniku italian do të debutojë në pankinën e Watfordit të shtunën në orën 13:30 përballë Liverpoolit


Top Channel

You may also like