Rangnick për CR7: “Një nga ndeshjet e tij më të mira, që kur jam unë këtu”

by admin
Spread the love

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka komentuar fitoren 2-0 të së martës në mbrëmje në “Old Trafford” kundër Brighton.

“Në fund ajo që kishte rëndësi ishte të merrnim tre pikët kundër një skuadre në formë. Brighton është një formacion i orientuar drejt posedimit të topit dhe plot besim, ndaj duhej të rrezikonim më shumë në pjesën e dytë dhe kjo u shpërblye. Mund të kishim bërë golin e tretë dhe të katërt pas minutes së 75-të, por na mungoi pak siguria para portës,”- tha për “BBS Sport”.

“Cristiano Ronaldo? Ishte shumë e rëndësishme jo vetëm që ai shënoi, por që realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Ishte i rëndësishëm për të gjithë ne. Thënë kjo, performanca e tij e përgjithshme ka qenë një nga më të mirat që kur erdha këtu,”- ka deklaruar Rangnick pas ndeshjes.

Cristiano Ronaldo (51’) hapi rezultatin në këtë ndeshje në fillim të pjesës së dytë, pas një loje të shkëlqyer të portugezit. Në fund, në minutën e shtatë të shtesës, vjen goli i dytë i firmosur nga Bruno Fernandes (90’+7), i cili fiksoi rezultatin 2-0 për “Djajtë e Kuq”. Me këtë fitore, Manchester United ngrihet në vendin e katërt me 43 pikë. Diferenca nga City është e tmerrshme: skuadra e Guardiolës kryeson me 20 pikë më tepër.

You may also like