Rangers nuk gabon në sfidën hapëse, mposht me përmbysje Livingston

by admin
Spread the love

Rangers e nis me fitore kampionatin skocez për sezonin 2022-2023 pasi ka mposhtur me përmbysje ekipin e Livingston, ndërsa ndeshjen patët mundësi ta ndiqnit ekskluzivisht në Oversport. Në sfidën hapësë të sezonit, të besuarit e Giovanni van Bronckhorst arritën që brenda dy minutave të përmbysnin gjithçka duke fituar me rezultatin 2-1.

Vetëm pesë minuta lojë mjaftuan për vendasit që të zhbollonin rezultatin me anë të Nouble i cili shfrytëzoi një pasim të bukur në zonë dhe e çoi topin mbi portierin kundërshtar. Megjithatë, Rangers nuk demoralizohet nga goli i pësuar dhe hidhet menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Pjesa e parë përfundon në avantazhin e Livingston, ndërsa do të vinte minuta e 72 ku Arfield shfrytëzon mjaft mirë një harkim në zonë dhe me një goditje me kokë mposhtë portierin kundërshtar. Vetëm dy minuta më vonë erdhi edhe goli që i dha avantazhin Rangers, këtë herë me një goditje të bukur dënimi nga kapiteni Tavernier.

Rangers hap kështu siparin e kampionatit skocez për sezonin 2022-2023 duke marrë edhe tre pikët e para të këtij edicioni. /oversport.tv

Foto: Rangers FC, Facebook

You may also like