Ramazani shkollë intenzive, nëse njeriu do ishte nxënës i shkëlqyer do dilte ndryshe nga ky muaj – Shqip

by admin
Spread the love

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni hoxhë Omer Dauti mes tjerash tha se momentin që kemi marrë urdhër nga Zoti duhet ta zbatojmë si besimtarë.

”Momentin që ne marrim një urdhër, natyra njerzore pyet se pse duhet ta bëjm për çfarë arsyje duhet ta bëjm këtë punë dhe krijuesi gjithësisë e di më mirë dhe pas urdhërit për të agjeruar Ramazanin vjen hadithi tjetër ku thotë për të ju bërë të devotshëm. Pra kur të thërret për namaz ti duhet ta bësh, kur të thërret për agjerim ta bësh, kur të thërret për sadaka ta bësh” – tha hoxhë Omer Dauti.

Hoxhë Omer Dauti mes tjerash tregoi se për Ramazanin kemi nevojë ne jo Zoti.

”Allahu na ka urdhëruar për agjerim sepse jemi ne që përfitojmë sepse Zoti nuk ka nevojë që të ndalemi nga haja dhe nga pija por trupi i njeriut ka nevojë për agjerim, nëpërmjet këtij adhurimi që bëhet brenda muaji, Ramazani një shkollë intenzive një mësues shumë i mirë dhe po qëse njeriu do të ishte nxënës i mirë pas Ramazanit do të ishte shumë më ndryshe” – tha Omer Dauti. /tvklan.mk/

You may also like