Ramazani në kohë krize dhe “ngrirje” të çmimeve (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

NËPËR TREGJE SHTRENJTOHEN ÇMIMET E PRODUKTEVE

Qytetarët kanë mbushur qeset përplot e po i blejnë gjësendet e nevojshme një ditë para fillimit të muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton KlanM.

Më së shumti shiten hurmat që besimtarët zakonisht e çelin iftarin.

“Ngrirja” e çmimeve duket se nuk ka ndikuar në fuqinë blerëse. Çmimet vazhdojnë të jenë të larta. Edhe pse siç thonë çmimet janë rritur, qytetarët po i blejnë gjësendet kryesore për ta shtruar sofrën e iftarit.

Sipas tyre më së shumti janë shtrenjtuar pemët, perimet, mishi.

 ”Gati jemi, gjithmonë kemi qenë gati për Ramazan, si zakonisht kemi blerë për iftar çka nevojitet”

Si janë çmimet, çka është më shtrejtë se vitet tjera?

”Shikoni çdo send po shtrenjëtohet, mishi, orizi, qumështi, vezët” – tha një qytetar.

Çfarë keni blerë për Ramazan?

”S`kemi ble asgjë sot, ndoshta nesër por është shtrejtë. Domatet dje 90 denarë sot 120, kastraveci ishte 100 denarë e sot 120” – tha një qytetar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, ka siguruar qytetarët se për festat e ardhshme fetare nuk do të lejojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Me këtë rast janë “ngrirë” çmimet e bukës, qumështit, prodhimeve të qumështit, vezëve dhe orizit, kurse po bëhen analiza për ngrirjen edhe të produkteve tjera. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like