“Ramadanin e mora unë nga Kosova”, ish-trajneri i Partizanit “mburret” në Itali për mesfushorin që po shkëlqen në Serinë A

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Ylber Ramadani është kthyer brenda pak muajsh në një emër shumë të njohur në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, po bën paraqitje shumë të mira me Leçen teksa ka marrë vlerësime të mëdha. Dhe “meritat” për Ramadanin tashmë i kërkojnë edhe ata të cilët e kanë ndeshur në karrierën e tyre lojtarin në një mënyrë apo një tjetër.

Një prej tyre është Andra Agostineli, ish-trajneri i Partizanit për 6 muaj në vitin 2016. Italiani mori drejtimin e të kuqve dhe doli nënkampion me këtë skuadër, në radhët e të cilës u transferua pikërisht në janar Ylber Ramadani. Dhe kjo është ajo të cilën Agostineli ka kujtuar në një prononcim për “PianetaLecce”.

“Unë munë të them që Ylber Ramadanin e mora unë nga Kosova dhe e bëra të debutonte në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që po afirmohet tani”, tha italiani, i cili në fakt në atë vit aktivizoi Ramadanin vetëm për pak më shumë se 50 minuta në tre ndeshje në Kategorinë Superiore, para se t’i linte vendin Adolfo Sormanit i cili e ktheu mesfushorin në titullar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like