Ramadani, Muçolli dhe Enis Bardhi marrim lajm të hidhur para Kombëtareve, ja mesazhi i tyre për ish-shokun e skuadrës Rafael Duamena

by admin
Spread the love

Të shumta janë reagimet dhe ngushëllimet e komunitetit të futbollit për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, në moshën 28-vjeçare. Mes këtyre ngushëllimeve bien në sy edhe mesazhet e tre ish-shokëve të ganezit, te Vejle në Danimarkë dhe Real Zaragoza në Spanjë. Pikërisht bëhet fjalë për tre futbollistë shqiptarë, Enis Bardhi, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

Të tre lojtarët janë në listën e grumbullimeve nga kombëtaret respektive për ndeshjet e nëntorit. Arbnor Muçolli është risia e listës së publikuar nga trajneri Silvinjo për sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ku i grumbulluar është edhe Ramdani.

Ndërsa Enis Bardhi është pjesë e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet që fqinjët kanë rishtazi ndaj Italisë dhe Anglisë për kualifikueset e Euro 2024.

Enis Bardhi e ka pasur Rafael Duamenën shok skuadre te Real Saragoza  dhe në mesazhin ngushëllues mesfushori shqiptar i kombëtares së Maqedonisë së  Veriut  shkruan se ai gjithmonë do ta kujtojë ganezin.

Ndërsa Arbor Muçolli dhe Ylber Ramadani  kanë qenë shokë skuadre me Duamenën te Vejle në Danimarkë. Madje postimi i Ramdanit është disi i veçantë, pasi sipas orarit të publikimit, i bie që mesfushori i Kombëtares ta ketë bërë sapo ka përfunduar ndeshja Leçe-Milan.

“Nuk mund ta besoj, qëndro në paqe djalë i mirë”. Ky ishte mesazhi i Ylber Ramadanit për të ndjerin Rafel Duamena.

c

bardhi

PANORAMASPORT.AL

You may also like