“Rama vijon të paguajë ende inceneratorët”, Tabaku i bën thirrjen urgjente SPAK-ut

by admin
Spread the love

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Incenertorëve, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetin e saj social, ka reaguar në lidhje me vijimin e pagesave nga ana e qeverisë për aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Tabaku thekson se edhe pse kemi një ish-ministër dhe një deputet në burg, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca qeveritare vijojnë të paguajnë ende pagesat për inceneratorët, duke përdorur alibin e dëmit që mund t’i shkaktohet vendit në Arbitrazh nëse ndërpriten kontratat.

Postimi:

“Ose është i korruptuar ose i paaftë; përndryshe nuk shpjegohet mbrojtja politike që i bën 3 personave në kërkim

Megjithëse një ministër i tij u arrestua dhe më tej një tjetër deputet i vendosur po prej tij u arrestua për aferën e inceneratorëve, Ndonëse komisioni hetimor provoi në sy të shqiptarëve lidhjet okulte të anëtarëve të qeverisë dhe gjithashtu procedurat korruptive që ka ndjekur Grupi Strukturuar Kriminal në lidhje me inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, Rama thotë do ti vazhdoj pagesat! Me gjithë këto prova të qarta në dritën për diell kryeministri vazhdon të sillet si i paditur duke përdorur alibi qesharake për të paguar ende me taksat e shqiptarëve vjedhjen e shekullit prej 430 mln eurove. Ai vazhdon të refuzojë ndërprerjen e pagesave megjithëse asnjë gjykatë në botë nuk do të ndëshkonte vendin tonë në një rast si i inceneratorëve. Por ai Arbitrazhin e përdor sot si alibi për të frikësuar qytetarët dhe për të vazhduar pagesat në kurriz të tyre. Një qeveri që mendon për njerëzit në këtë kohë krize për më tepër, duhet t’i kishte ndërprerë të gjitha pagesat për një kontratë korruptive. Vetëm një qeveri e paaftë apo një qeveri tejet e korruptuar këmbëngul në alibi të tilla si kjo që dëgjojmë nga Rama. Për këdo është e qartë. Komisioni Hetimor për Inceneratorët e shpjegoi për çdo qytetar se vjedhja e shekullit është lidhur ngushtë me emrat e Ramës, Ahmetaj, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, Subashi, Bllako, Koka, Sejdini dhe vartësve të tyre.

SPAK duhet të veprojë pasi edhe këto pak alibi që kanë mbetur duhet të rrëzohen. Shqiptarët duhet të shohin qartazi fytyrën e vërtetë të qeverisë. Nga 13 dhjetori i vitit të shkuar deri më tani janë paguar 2 mln euro për incneratorin e Tiranës dhe Fierit.”-shprehet Tabaku.

You may also like