Rama u tërhoq, Maqedonia akoma heshtë për Ballkanin e Hapur

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë ditë më parë u tërhoq nga nisma rajonale Ballkani i Hapur, për ti hapur rrugë procesit të Berlinit.

Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi.

Rama e mbylli këtë kapitull, por kjo nismë akoma nuk është mohuar nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kryeministri i vendit Dimitar Kovacevski nuk ka dhënë ndonjë deklaratë apo koment lidhur me këtë temë. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic akoma nuk u beson veshëve cfarë dëgjoi nga Edi Rama.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, është shprehur presidenti serb.

Profesori i së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare, Elton Tota thotë se, dy vite më parë “Open Balkan” ishte temë e përditshme, por tashmë kjo iniciative u shpall e përfunduar dhe me etiketën bashkangjitur se e kreu misionin e saj.

“Në fakt, misionin që duhej ndoshta e nisi por nuk e kreu kurrë – e ndoshta disa pjesëmarrës në të mund themi se kishin “mision tjetër”, historikisht tjetër, prandaj edhe nisma dështoi. Në fakt, nisur nga shumë rrethana që në fillim “Open Balkan”mund të ishte e destinuar për një fat të tillë.

Sigurisht, për keqardhje fakti se jo të gjithë donin që kjo nismë të dështojë, por me rëndësi që tashmë të gjithë e kanë kuptuar që çdo bashkëpunim afatgjatë mund të themelohet vetëm në baza të sinqerta, të barabartësisë dhe njohjes së palëve dhe të njohjes dhe pranimit të rrethanave historike, ndryshe do të ketë fatin e “Open Balkan””, shpreht Tota.

You may also like