Rama thumbon kandidatët e Bashës dhe Berishës: Nga Luli i babës te Lul Brava

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin dhe atë të Sali Berishës, Ardian Muka. Nga Durrësi, Rama tha se Durrësi ka nevojë për punë.

“Luli dje ishte Luli i babës së vetë, sot është Lul Brava. Dy burra kanë ata këtu. Që këtu ka mbaruar për mua. Po t’i kesh mend në kokë do zgjedhësh atë që është grua. Pse? Që të dëgjosh nesër nga ata të dy kush është dryni e kush është brava? Me Durrësin nuk kanë pse të ngatërrohen, nuk është votë për mua. Është votë shumë e thjeshtë; dy burra, këtu kanë qenë ata po të ishin aq të zotët do të kishin shkëlqyer, e një grua që ka pasur kohën të tregojë që është person që e meriton mbështetjen e qytetarëve. Kur ra të tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Durrësi ka nevojë për punë. Po punojmë me Anin (Emiriana Sako)”, u shpreh Rama.

“Luli dje ishte Luli i babës së vetë. Sot është Lul Brava. Dy burra kanë ata këtu. Që këtu ka mbaruar për mua. Po t’i kesh mend në kokë do zgjedhësh atë që është grua. Pse? Që të dëgjosh nesër nga ata të dy kush është dryni e kush është brava? Me Durrësin nuk kanë pse të ngatërrohen, nuk është votë për mua. Është votë shumë e thjeshtë; dy burra, këtu kanë qenë ata po të ishin aq të zotët do të kishin shkëlqyer, e një grua që ka pasur kohën të tregojë që është person që e meriton mbështetjen e qytetarëve. Kur ra të tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Durrësi ka nevojë për punë. Po punojmë me Anin (Emiriana Sako)”, u shpreh Rama.

You may also like