Rama thirrje të rinjve: Mos çani detin me gomone, investoni në fshat, i keni të gjitha mundësitë në Shqipëri

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Dibra për fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria, Rama tha se të mendosh të ikësh nga vendi për një jetë më të mirë është legjitime dhe se të gjitha vendet e kanë kaluar këtë fazë dhe se tani është radha e Shqipërisë.

Megjithatë, Rama u bëri thirrje të rinjve që mos rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone në Angli.

Ai tha se Shqipëria i ofron të gjitha mundësitë për tu zhvilluar, duke thënë se fshati është një mundësi e mirë për të investuar.

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5-fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin. Emigracioni është pjesë e historisë. Norvegjia ka pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit të shkuar, sepse aty ishte realisht uri”, tha kryeministri.

You may also like