Rama: Të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas protestës të organizuar dje në mbështetje të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhe në paraburgim prej disa muajsh i akuzuar për blerje votash.

Rama ka bërë thirrje për të respektuar ligjin duke shtuar se ai nuk ka dëgjuar një rast tjetër të ngjashëm, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti.

“Jo vetëm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kundër vendimeve të gjykatave përkatëse të shtetit në të cilin protestojnë, duke e absolutizuar përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike. Kjo është një nga ato situata tipike, kur shprehja “Jam pa fjalë!” është e para që të vjen në mend dhe do të doje të ndaleshe me aq. Por kjo është edhe një nga ato situata tipike, kur në Ballkan merr jetë ajo shprehja “Digjet jorgani për një plesht!” prandaj edhe duhet folur e bërë çmos, që ky të mos jetë kurrësesi rasti”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se politizimi i kësaj çështjeje është i denjë për marrëdhëniet shtetërore në Ballkanin e vjetër dhe jo realitetit demokratik evropian.

MARKETING




You may also like