Rama promovoi projektin në ujë në Liqenin e Ohrit, reagon pala e Maqedonisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot promovoi një projekt ndërtimi në një cel të liqenit të Pogradecit, por që pala e Maqedonisë së Veriut reagoi sot se me këto ndërtime po rrezikohet liqeni i Ohrit, përcjell INA.

“Kantieri i madh i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, ku një tjetër nga xhevahiret e natyrës shqiptare po vihet në dispozicion të turizmit dhe ekonomisë, me një projekt që nis nga ura e Drilonit, kalon në burimet e Zagorçanit e arrin në pikën doganore të Tushemishtit”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale, ku promovoi punimet rret realizimit të këtij projekti.

Sipas tij, kjo ndërhyrje, brenda harkut kohor të 12 muajve, do të sjellë një ndryshim tërësor me impakt të rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Pogradecit.

Shoqatat ambientliste dhe Ministria e Ekologjisë e Maqedonisë së Veriut reaguan për këto punime, duke theksuar se po rrezikohet Liqeni i Ohrit.

Nga shoqata ambientaliste “Ohri SOS” kërkojnë që kryeministri shqiptar të respektoj rekomandimet e fundit të UNESCO, sipas së cilave duhet të ndërpriten të gjitha aktivitetet e ndërtimit në bregun e liqenit.

Ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova theksoi se Qeveria ende nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë projekt, edhe pse së fundi kanë pasur takime dhe bisedime me palën shqiptare.

Shukova bën të ditur se Qeveria do të reagojë për shkak se i gjithë projekti është në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO-s dhe prek liqenin e Ohrit.

“Për çdo aktivitet që është brenda liqenit të Ohrit, së pari duhet të jemi të informuar, kjo është gjëja e parë, dhe së dyti, duhet të kemi shumë kujdes se çfarë po bëjmë si në anën maqedonase ashtu edhe në atë shqiptare. Nuk duhet të lejojmë të shkojmë më tej me objekte të reja që do të kërcënojnë liqenin e Ohrit”, theksoi ministrja Shukova. Ajo nënvizoi se pret informacion zyrtar nga pala shqiptare se çfarë po punohet dhe çdo aktivitet duhet të jetë sipas rekomandimeve të UNESCO-s.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë krijuar një komitet të përbashkët në kuadër të UNESCO-s ku të gjitha projektet që kanë të bëjnë me liqenin e Ohrit duhet të negociohen me konsensus, në mënyrë që për çdo ndërhyrje të pyetet pala maqedonase dhe anasjelltas.

You may also like