Rama për gripin e shpendëve: Duhet të kishit bërë një zgarë, do t’ i haja unë pulat dhe të kuptonit që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video nga dita e djeshme, ku në një moment është shkëputur nga Kongresi i PS dhe ka zhvilluar vizitë në Panairin e Bujqësisë, në sheshin Nënë Tereza.

Ai në një moment ka folur edhe për gripin e shpendëve.

Kryeministri teksa ka folur me një fermer, është shprehur se; nëse kishte një zgarë do t’i piqte e t’i hante, pasi sipas tij gripi i shpendëve prek pulat dhe nuk ka lidhje me ushqimin.

Edi Rama: “Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun”.

Fermeri: “Kemi pasur goxha goditje. Ka pasur një impakt të jashtëakonshëm. Kriza globale ka ndikuar. Por fryrja mediatike na ka dëmtuar. Jemi në një situatë të vështirë”.

Edi Rama: “Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu”.

“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”, shkruan Rama në postimin e tij.

You may also like